Maqedoni

Kumanovë, Kosturniku me status të vendbanimit

12.11.2015 18:05

Fshati Kosturnik i Kumanovës, i cili deri tash ishte në kuadër të fshatit Kojnare e Epërme, prej sot edhe zyrtarisht ka statusin e bashkësisë vendore...

Këtë lajm sot ua kumtoi ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, pas vendimit të marrë në Qeveri.
 
Me këtë vendim qytetarëve të Kosturnikut u mundësohet që të ndërmarrin aktivitete të ndryshme, të pavarura për zhvillimin e fshatit të tyre, kurse një përkrahje të parezervë ua ofroi edhe ministri Shabani.
 
Ndryshe, siç na njoftoi ministri, Lirim Shabani, 26 vendbanime në Maqedoni kanë fituar statusin e bashkësisë lokale, apo do të kenë emërtime të reja. 
 
NEXHAT AQIFI