Ekonomi

Neziri: kompanitë shqiptare do ta ndjejnë klimën pozitive

12.11.2015 18:08

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Besir Jashari...

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Besir Jashari, vizituan  kompani, “Vilan” dhe “Ti Amo”, që e fundit është në ndërtim e sipër.
 
Kompania” Vilan” ka nevojë që të paguaj TVSh-në më të ulët për gjedhët që importohen nga jashtë, thotë ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri. 
 
“Sot jemi këtu ta vizitojmë kompaninë “Vilan”, e cila kompani ballafaqohet me një sërë problemesh dhe ne jemi këtu për t’i dëgjuar idetë e tyre, sugjerimet e tyre, që t’i inkorporojmë në ndryshimet e mundshme të Ligjit në Ministrinë  e Bujqësisë, por pse jo edhe të mos jenë pjesë e programeve të ndryshme të partive politike. Ajo e cila u shpall si kërkesë e pronarit të kësaj kompanie është se ata kanë kërkesë  që TVSh-ja mos të paguhet  18 për qind për gjedhët të cilët importohen nga jashtë, por të jetë 5 për qind, sikur që është TVSh-ja e cila paguhet për mishin. Do të mundohemi që këtë ta shtyjmë në programet e qeverisë së RM-së”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
 
“Jemi në vendbanimin Lubin, vizita e Kompanisë-Thertores “Vilan”, me kapacitet për prerje 50 gjedhë të kafshëve të mëdha dhe 200 të kafshëve të imta. Është një ndër takimet që bëjmë  në javën e bujqësisë dhe blegtorisë, duke parë nevojat, sugjerimet e pronarëve se çka duhet të bëjmë në të ardhmen. Pikërisht këtu shohim se kompania ka nevojë më tepër për t’u furnizuar me  kafshë të cilat janë të rritura për mish, për shkak se ne duhet ta mendojmë seriozisht programin e Ministrisë së Bujqësisë, që të futim sistemin lopë-viç dhe më tepër të racës bosh dhe atë orientale, që mund të rriten në hapësirat malore, në kullotat më të larta, kurse në pjesët më të ulëta këtu ka nevojë për racën simentale, e cila është për mish. Në këtë drejtim, në qoftë se një kompani do të ketë përditë, do të apelojmë edhe bujqit dhe fermerët e tjerë se është sistem i leverdishëm dhe kompanitë e tjera do të merren me prerjen, therjen dhe përpunimin e produkteve të mishit”- theksoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Besir Jashari.
 
“Ky projekt ka filluar vitin e kaluar, planifikohet të ketë diku 60-70 punëtorë. Kah viti i ardhëm, fillimi i majit ,mendojmë se do të jetë i gatshëm që të vihet në funksion. Nëse ka mundësi, Ministria e Bujqësisë të na ndihmojë për makina, për të tjera gjëra nuk kemi nevojë, sepse makinat me të vërtetë kanë çmime shumë të larta”- u shpreh drejtori në Kompaninë “Ti Amo”, Hajrun Sulejmani.
 
“Shpresojmë se me ndërtimin e këtij kapaciteti të këtij objekti, që është një ndër kompanitë udhëheqëse, që do të jetë jo vetëm në tregun e Maqedonisë, por edhe në tregun ndërkombëtar, mendoj që kjo është ndër kompanitë më të suksesshme dhe një model shumë i mirë i një biznesi të suksesshëm, i cili i tejkalon veç përmasat e një biznesi familjar dhe shndërrohet në një kompani shumë serioze”- tha kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI