Futboll

FIFA shpall kandidaturat, Platini mbetet jashtë

12.11.2015 18:26

Komiteti elektoral Ad Hoc i Fifas ka pranuar 5 kandidaturat e para që do të garojnë për postin e presidentit në kongresin e jashtëzakonshëm të Fifas...

Komiteti elektoral Ad Hoc i Fifas ka pranuar 5 kandidaturat e para që do të garojnë për postin e presidentit në kongresin e jashtëzakonshëm të Fifas që është në program 26 Shkurtin e ardhshëm në Zyrih të Zvicrës.
 
Nuk është përfshirë ndër 5 kandidatët emri i Michel Platini i cili për momentin është i pezulluar nga komisioni i etikës në Fifa, megjithatë presidenti aktual i Uefas mund të bëhet pjesë e garës gjatë muajve në vazhdim nëse lirohet nga cdo akuzë.
 
5 kandidatët e përfshirë në garë nga komiteti elektoral Ad Hoc i Fifas për momentin janë, princi jordanez Ali Bin Al Hussein, i cili shikohet si një nga favoritët kryesorë për tu bërë presidenti i ri i Fifas, Sheikh Salman Bin Ebrahim Al Khalifa, francezi Jerome Champagne, sektretari i përgjithshëm i Uefas italiani Gianni Infantino dhe Tokyo Sexëale.
 
Komiteti elektoral i Fifas Ad Hoc nuk ka pranuar kandidaturën e Musa Hasan Bility-it pas shqyrtimit të kontrollit të integritetit.  
 
Ky i fundit gjithsesi mund ta apelojë vendimin e komitetit elektoral Ad Hoc në gjykatën e abritrazhit sportiv në Lozanë KAS. Sa i përket Michel Platini-së, francezi duhet të vërtetojë më parë pafajsinë e tij pasi vetëm kështu mund të bëhet pjesë e kandidaturave.
 
Nëse dicka e tillë ndodh gara për president të Fifas do të bëhet më e fortë se kurrë sepse Platini është një tjetër kandidat potencial përkrah princit jordanez Ali Bin Al Hussein.