Futboll

Low te Reali i Madridit pas Europianit?

12.11.2015 18:30

Një trajner kampion Bote për klubin më të madh në Botë...

Për momentin Rafael Benitez nuk është në pikëpyetje pas rezultateve pozitive që ka arritur në këtë fillim sezoni me Realin e Madridit por nëse nuk fiton La Ligan ose Champions-in, spanjolli mund të largohet nga i stoli i Los Blancos, për ti bërë vend trajnerit aktual të Gjermanisë Joachim Low.
 
Këtij të fundit i skadon kontrata me Gjermaninë pas përfundimit të Euro 2016, dhe dëshira e Loë është që të marrë drejtimin e një klubi të madh. Nga ana tjetër qëndron presidenti i Realit Florentino Perez i cili gjithmonë ka qenë i fiksuar mbas trajnerëve fitues, dhe për momentin Low është një i tillë, pasi në 2014-n u shpall kampion Bote me Gjermaninë në Brazil.
 
Në fakt Benitez ka firmosur për  3 sezone me klubin merengues gjatë verës por nëse 55-vjecari dështon në vitin e tij të parë vështirë se ai do të vazhdojë të jetë e pjesë e Realit deri në 2018-n.
 
Presidenti Perez është mësuar me shkarkime trajnerësh dhe pasi e bëri një gjë të tillë edhe me teknikun që i dha La Deciman në Champions League, Realit, italianin Carlo Ancelotti nuk është cudi që ta përsërisë dicka të tillë edhe me Benitez-in.
 
Nëse kjo ndodh emri i parë në listën e presidentit të Los Blancos do të jetë pikërisht Joachim Low. 55-vjecari gjerman do të kërkojë një tjetër sukses me përfaqësuesen e pancerave, të fitojë kampionatin europian që do të zhvillohet në Francë, një triumf që i mungon Gjermanisë që nga viti i largët 1996.
 
Nëse Low e realizon një objektiv të tillë atëherë Perez do të ketë një arsye më shumë për ti besuar atij stolin e Realit të Madridit.