Pa ujë një pjesë e Qendrës dhe Butelit
13.11.2015 09:35
Për shkak të mënjanimit të një defekti dhe instalimit të ujësjellësit sot pa ujë do të jenë përdoruesit e disa pjesëve të Butelit dhe Komunës Qendër...

Nga ora 9 deri në përfundimin e ndërhyrjes do të jenë pa ujë përdoruesit e rrugëve "Butelska" nr. 12 dhe "Ho Shi Min" në Komunën Butel.
Në komunën Qendër, për shkak të instalimit të ujësjellësit nga F-80mm në rrugën "Vasill Gjorgjov" nr. 12 në lagjen Kapishtec, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë përdoruesit e rrugës "Bell Kamen", një pjesë e rrugës Kozara dhe një pjesë e rrugës Sharski Odredi nga ora 9 deri në përfundimin e ndërhyrjes. (mia.mk)
