Bashkëpunim ekonomik i Resnjës, Korçës dhe Pustecit
Memorandum për bashkëpunim të komunave kufitare Resnjës, Korçës dhe Pustecit do të nënshkruajnë kryetarët e komunave Gjoko Strezovski, Sotiraq Filo dhe Edmond Temelko...
Me memorandumin do të rregullohet vendosja e bashkëpunim më të afërt ekonomik të tre komunave dhe biznes sektorit në rajoni ndërkufitar që duhet të kontribuojë për zhvillim të përshpejtuar ekonomik të bashkësive lokale.
Në nënshkrimin e memorandumit në Resnjë do të marrin pjesë edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Shqipërisë Stojan Karajanov dhe perfektit të rajonit të Korçës Ardit Konomi si dhe biznes delegacione nga ana e Maqedonisë dhe Shqipërisë , të cilat së shpejti duhet të formojnë komisione të përziera ekonomike për rregullimin dhe zbatimin e bashkëpunimit ekonomik të komunave ndërkufitare të Resnjës, Korçës dhe Pustecit.
Pas nënshkrimit, është paraparë biznes delegacioni nga Shqipëria t'i vizitojë fabrikën "Svislion Agroplod Resen" dhe qendrën blerëse distribuese të "Epëll Lend". (mia.mk)
