Ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër

13.11.2015 09:47

Për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore me minim të rrugës Kërçovë-Ohër në pjesën mes Preksës- fshatit Vërbjan nga ora 13 deri në orën 15 sot do të ketë ndërprerje të komunikacionit në interval prej 15 deri 20 minuta, paralajmëroi Lidhja Automoto e Maqedonisë"...

Nga "Produksioni Manifaktura" informojnë se autostrada A1 në aksin nga moteli "Maqedonia" deri në Gradski prej orës 5 deri në orën 18 sot do të mbyllet për komunikacion për shkak të xhirimit të filmit "A Fond". Komunikacioni do të zhvillohet në rrugën e vjetër informon "Produksioni Manifaktura".

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. (mia.mk)