Dy sulme kamikaze në Beirut, 43 të vdekur, qindra të lënduar
Të paktën 43 persona humbën jetën dhe 239 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e dy sulmeve kamikaze që goditen një zonë në jug të Beirutit, e cila njihet si një nga bazat e grupit militant Hezbollah...

Shpërthimet ishin pothuajse në të njëjtën kohë dhe janë shkaktuar nga dy kamikazë qëgoditën një qëndër te komunitetit shiit dhe një furrë buke.
Ministri i brendshëm i Libanit Nuhad Macnuk konfirmoi se edhe një person i tretë ishte i pajisur me eksploziv, por mbeti i vrarë nga njëri prej shpërthimeve.
Ndihma mjekësore ishte e menjëhershme për të asistuar të lënduarit. Konflikti në Sirinë fqinje ka përkeqësuar sigurinë dhe tensionet ndërsektare në Liban, ndërkohë që vetë Hezbollahu është përfshirë në luftimet në Siri, në krah të forcave besnike të Presidentit Bashar al-Assad. Nga krahu tjetër, myslimanët sunitë të Libanit anojnë nga mbështetja për opozitën siriane.
Pjesa jugore e kryeqytetit Bejrut ka rënë prè e sulmeve të grupeve militante sunite gjatë së kaluarës. Megjithatë kohët e fundit situata në mbarë vendin dukej se po i rikthehej stabilitetit të brishtë. Këto ishin sulmet e para ndaj Hezbollahut pas më shumë se një viti.
Por pavarësisht dy sulmeve kamikaze, Hezbollah eshte i vendosur të luftojë terrorizmin. Hezbollahu ka dërguar së fundmi trupa ushtarake në Siri për të mbështetur presidentin Bashar Al-Assad.
