Kriza e emigrantëve, Suedia me kontrolle të përkohshme në kufi

13.11.2015 10:12

Suedia vendos kontrrolle të përkohshme pranë pikave kufitare për të kontrolluar fluksin e emigrantëve në vend...

Lajmi fillimisht u dha nga Kryeministri i vendit, Stefan Lofven, gjatë samitit të Maltës, e më pas ishte Ministri i Brendshëm, AndersYgeman, ai i cili konfirmoi masën e re të sigurisë duke argumentuar vendimin pasi të ardhurit e ri përbëjnë rrezik për sigurinë publike.

Kontrollet do të nisin në mesditën e së enjtes dhe do të vazhdojnë për 10 ditë.

Ndërkohë liderët e BE-së dhe të Afrikës vijojnë bisedimet në ditën e dytë të samitit në Maltë për masat që duhet të ndërmerren për përballimin e fluksit të emigrantëve.

Pritet që të firmoset një marrëveshje për caktimin e një fondi prej 1. 8 miliardë euro si fond emergjence për Afrikën.

Në këmbim të këtij fondi Europa prêt që vendet e Afrikës të ndalojnë fluksion e emigrantëve dhe të përshpejtojnë riatdhesimin e atyre që nuk plotësojnë kriteret e azilit.