Punëtorët grekë protesta kundër masave shtrënguese ekonomike
13.11.2015 10:18
Punëtorët grekë kanë refuzuar që të shkojnë në punë në shenjë proteste kundër masave shtrënguese ekonomike që janë ndërmarrë nga qeveria e sapoformuar greke...

Është bllokuar transporti publik, zyrat e administratës të cilat nuk kanë funksionuar fare ditën e djeshme, shumë fluturime u anuluan dhe anijet qëndruan të ankoruara në port.
Spitalet bënë një përjashtim, duke funksionuar me një staf të kufizuar, në grevën e parë mbarëkombëtare të thirrur nga sindikatat më të mëdha të Greqisë në sektorin privat dhe atë publik.
Qytetarët grekë kundërshtojnë masat e propozuara së fundmi, ku do të rriten taksat, në veçanti ato të ushqimeve, si dhe do të ulen rrogat dhe pensionet.
