Siri, ushtria e mori kontrollin në një qytet afër Alepos

13.11.2015 10:34

Televizioni Shtetëror i Sirisë mbrëmë ka raportuar se ushtria e ka marrë kontrollin ndaj qytetit Al-Hader, ish-bazë e kryengritësve në provincën Alepo...

Kjo është fitorja e dytë e madhe e Ushtrisë së Sirisë gjatë dy ditëve të fundit, para se në Vjenë të fillojnë bisedimet ndërkombëtare për paqe.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka konfirmuar se forcat e regjimit e kanë marrë kontrollin në pjesë të mëdha të Al-Haderit, që ishte nën kontroll të Fronit al-Nusra, i ndërlidhur me al-Kaidën dhe grupet e tjera islamike.

Ky observator ka theksuar se ky “avancim ishte përparimi më strategjik për forcat e regjimit të Sirisë prej se rusët i kanë filluar sulmet e tyre ajrore”.