Mbjellje e drunjëve në shkollën e mesme "Zef Lush Marku"
Në kuadër të aksionit vjeshtor "Dita e drurit 2015" sot do të mbillen drunj në shkollën e mesme në Shkup "Zef Lush Marku" në Komunën Butel...

Motoja e aksionit të sivjetshëm të 16-të është "Mbjell sukses!". Këtë vit theksi është tek nxënësit nga Qyteti i Shkupit, të cilët gjatë fushatës, së bashku me "Ditën e drurit" në mënyrë të vazhdueshme mbjellin pemë në oborret e shkollave dhe ta gjelbërojnë mjedisin.
Aksioni ka filluar me mbjelljen e pemëve në shkollën e mesme ekonomike dhe juridike "Vasil Antevski - Dren" në komunën e Kisella Vodës. Drunj janë mbjellë edhe në shkollët e mesme të Shkupit "Vëllezërit Milladinovci", "Vllado Tasevski", "Dimitar Vllahov" "Mari Kiri Skolodovska" dhe në oborrin e Teatrit të Velesit "Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot".
NP "Pyjet e Maqedonisë", si bartës kryesor i gjithë aksionit merr pjesë me 3.124.000 fidane, të cilat do të mbillen në mbi 931 hektarë tokë në mbarë Maqedoninë, ndërsa komunat janë të ndarë mbi 67 mijë pemë. (mia.mk)
