Nis sesioni plenar i ministrave të Jashtëm në Pragë

13.11.2015 11:40

Ka filluar sesioni plenar i ministrave të Jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me zyrtarët e RCC-it dhe ata të Komisionit Evropian...

Të mbledhur në Pragë, ata sot do të diskutojnë për zgjerimin e BE-së, për raportet e progresit, për migrimin dhe për bashkëpunimin rajonal, raporton lajmi.net.

Pas kësaj seance, do të nënshkruhet edhe marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor nga ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, z. Zaoralek, si përfaqësues i Grupit të Vishegradit dhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, meqë zyra e menaxhimit të këtij fondi duket se do të vendoset në Tiranë. (lajmi.net)