Durrës, sekuestrohen 130 kg kanabis në port
13.11.2015 12:45
Në Portin e Durrësit janë kapur 130 kilogramë hashash që po tentohej të trafikohej në Itali me anë të një trajleri, ndërsa është arrestuar transportuesi...

Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Besnik Goxho, banues në Gjirokastër.
Gjatë kontrollit në mjetin e këtij shtetasi, një kamion me targa AA 525 CV, iu gjet sasia e lëndës narkotike, e ndarë në 109 pako.
