Poposki në Pragë në konferencë në Grupin e Vishegrait dhe Ballkanit Perëndimor
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki merr pjesë në konferencën ministrore të grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, e cila mbahet në Pragë nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, si kryesues aktual i Grupit të Vishegradit...

Krahas ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Grupit të Vishegradit (Çekia, Polonia, Sllovakia, Hungaria), nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, si dhe Sllovenia dhe Kroacia, pritet, si të ftuar specialë në konferencë të marrin pjesë edhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timermans dhe shefi i diplomacisë së Britanisë së Madhe, Filip Hamond, kumtoi MPJ.
Temat kryesore në konferencën dyditore, e cila ka filliuar dje, janë migracioni, zgjerimi dhe bashkëpunimi rajonal, ndërsa është parashikuar edhe nënshkrimi i dokumentave themelorë të Fondit për Ballkanin Perëndimor. (mia.mk)
