Tronditet Gjermania, gjenden 7 foshnja të vdekura në shtëpinë e një çifti
13.11.2015 14:41
Opinioni publik, por dhe vetë forcat e rendit gjerman janë tronditur nga një ngjarje makabër...

Në Uallenfels, në shtëpinë e një çifti, janë gjetur 7 trupa foshnjash pajetë. Burime nga policia gjermane thanë se fillimisht janë zbuluar 2 trupa dhe më pas të tjerët.
Për të dalë në një konkluzion të saktë, autoritetet thanë se hetimi do të marrë të paktën një javë kohë për shkak të provave të munguara.
Megjithatë, policia thotë se dyshimet e para hidhen mbi një nënë 46 vjeçare, e cila ka jetuar aty më parë.
