Arnaudova: Vërejtjet e Pribesë dhe KE-së, të pritura
Vërejtjet rreth gjyqësorit në Raportin e Pribesë dhe KE-së ishin të pritura dhe duhet të punojmë në reforma, por edhe në kodin e ri të etikës...

Kështu vlerësoi kryetarja e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik, Aneta Arnaudova, sipas të cilës në këtë mënyrë do të shmangen presionet mbi gjyqësorin, dhënia e dhuratave dhe të ngjashme.
“Ne i prisnim ato vërejtje sepse veç më i kishim të nënvizuara prioritet në planin e Rajter Pribe, prandaj ne filluam menjëherë të punojmë në përmirësimin e situatës. Unë mund të flas vetëm për Akademinë, sepse deri te ne kishte rekomandim që të përmirësohet cilësia dhe ne menjëherë u ballafaquam me këtë nevojë dhe për këtë qëllim me këta ekspertë të BE-së, të cilët do të na ndihmojnë që të përmirësojmë cilësinë”- deklaroi kryetarja e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, Aneta Arnaudova.
Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Kroacisë, Gjuro Ceca, theksoi se presionet mbi gjykatësit ndodhin gjithandej dhe vijnë kryesisht nga qendra që tenton të parandalojë procese të caktuara.
“Presionet kryesore vijnë nga ato qendra të cilat tentojnë të gjenerojnë mendimin publik dhe të menjanojnë disa procese. Gjykata nuk guxon të kontrollohet, por në fakt ata që kanë atë forcë, që disa herë i shfrytëzojnë edhe mediat për paramendimet e tyre, tentojnë që të krijojnë mendim publik, i cili në një farë forme imponon vetëcensurë”- tha nënkryetari i Këshillit Konsulativ të Gjykatësve Evropianë, Gjuro Cesa.
Nina Beteto, gjykatëse në Gjykatën Supreme të Sllovenisë, tha se gjyqtari i pavarur duhet të dijë rregullat dhe kodin e etikës dhe se dituria nuk është e mjaftueshme për pavarësi, por se është i nevojshëm edhe karakteri.
“Kodi etik i cili është në Maqedoni është dokument i mirë, por çdo dokument i tillë medoemos të zbatohet në praktikë, do të thotë të jetë një instrument i gjallë”- theksoi nënkryetarja e Gjykatës Supreme të Sllovenisë, Nina Beteto.
Gjykatësit të cilët ishin pjesëmarrës në këshillimin me temë “Etika dhe integriteti i gjykatësve për ballafaqim me presionet” thonë se nuk kanë punuar nën presion, por në qoftë se ka fenomene të tilla duhet të dëshmohen dhe të sanksionohen. (Sanije Kasami, TVM2)
