Maqedoni
Oda e Farmacistëve dënon sulmin ndaj kirurgut Ognjenoviç
13.11.2015 15:28
Oda e Farmacistëve të Maqedonisë e ka dënuar ashpër sulmin e para disa ditëve ndaj mjekut në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive...

Oda e Farmacistëve të Maqedonisë e ka dënuar ashpër sulmin e para disa ditëve ndaj mjekut në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive, me ç’rast mbeti i plagosur kirurgu, Lubomir Ognjenoviç.
Nga Oda e Farmacistëve reagojnë jo vetëm ndaj sulmeve të fundit fizike, por edhe, siç thuhet, sulmeve në kontinuitet verbal dhe fizik ndaj punëtorëve shëndetësorë.
“Oda Farmaceutike e Maqedonisë, si organizatë profesionale e farmacistëve, ashpër kundërshton jo vetëm rastin e fundit të lidhur me dhunën fizike, por edhe të të gjitha sulmeve në vazhdim ndaj nëpunësve shëndetësorë, si ato verbale po ashtu edhe ato fizike. Farmacistët, si nëpunës të shëndetësisë, çdo ditë vënë në rrezik sigurinë e tyre. Kjo ka të bëjë me farmacistët që punojnë nëpër barnatore, ambulanca dhe laboratori, si dhe institucione tjera shëndetësore”- deklaroi kryetarja e Odës së Farmacistëve të Maqedonisë, Bistra Angellovska.
Nga Oda e Farmacistëve apelojnë deri te qytetarët që të jenë të përmbajtur nga sulmet e çfarëdo lloji ndaj punëtorëve shëndetësorë, ndërkaq kërkojnë nga organet kompetente të ndërmarrin masa adekuate për mbrojtjen e integritetit të nëpunësve shëndetësorë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
