Konferencë shkencore në UShT “Universalizmi, globalizimi dhe shteti i së drejtës”
Mbi 100 studiues do të marrin pjesë në sesionet e konferencës së dytë ndërkombëtare shkencore të organizuar nga Fakulteti Juridik i UShT-së me temë “Universalizmi, globalizimi dhe shteti i së drejtës”...

Në këtë konferencë dyditore të gjithë studiuesit dhe pjesëmarrësit para të pranishmëve do të paraqesin punimet e tyre shkencore dhe problemet e shoqërisë dhe institucioneve të së drejtës në përgjithësi.
“Vlerësojmë për një sukses të qëndrueshëm që po shënojmë në sferën e kërkimeve shkencore. Fakulteti Juridik ka një strategji zhvillimore në sferën e veprimtarisë shkencore. Këtë veprimtari jemi duke e kultivuar të lidhur ngushtë me procesin mësimor, me veprimtarinë ekonomike në fushën e punës dhe marrëdhëniet e punës me kuadër ligjor dhe institucional, në vend dhe jashtë tij”- tha dekani i Fakultetit Juridik, Ferat Polisi.
“Synimi i konferencës ka në qendër që të’u sjellë një projekt shkencor të gjithë punonjësve akademik dhe hulumtuesve shkencor, me qëllim të qëndrimit të mendimeve, ideve dhe aktiviteteve në fushat përkatëse”- theksoi koordinatori i konferencës shkencore, Agim Nuhiu.
Ndërkohë, ministri i Arsimi, Abdylaqim Ademi, theksoi mbështetjen e Ministrisë që drejton ai për UShT-në, duke theksuar rritjen për 32% të buxhetit për vitin 2016.
“Buxheti i UShT-së për vitin 2016 do të shënojë rritje prej 32% në krahasim me buxhetin e vitit 2015. UShT në vitin 2016 do të jetë Universiteti i dytë që do të menaxhojë me buxhet më të lartë, menjëherë pas Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në vitin 2015, UShT ishte e radhitur në vendin e katërt për nga thithja e buxhetit dedikuar për arsimin e lartë, për funksionimin dhe realizimin e veprimtarisë arsimore – shkencore”- u shpreh ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
Njëherit, nga ana e Fakulteti Juridik për herë të tretë u përurua revista “Justicia”. (Visar Sadiki, TVM2)
