Futboll
Kosovë-Shqipëri spektakël golash
13.11.2015 17:22
Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në miqësoren ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë, në të cilën nuk kishte fitues...

Takimi filloi me lëndimin e mbrojtësit të Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Berisha i cili u detyrua të largohet në minutën e tretë të takimit, për t’i liruar vendin Alban Pnishit.
Rastet më të mira në pjesën e parë i patën Mërgim Brahimi, i cili në minutën e 39’, goditi shtyllën e Shqipërisë. Kurse në fund të pjesës së parë Elseid Hysaj dështon të shënojë nga afërsia, duke dërguar topin mbi portë.
Pjesa e dytë dha një ndeshje shumë më dinamike e me katër gola të shënuara.
Shqipëria kaloi e para në epërsi përmes talentit të Interit, Rey Manaj, i cili shënoi gol në prekjen e tij të parë me topin, në ndeshjen e parë me Kombëtaren, në minutën e 54’.
Pas pak minutash ishte talenti tjetër shqiptar, por në fanellën e Kosovës, Bersant Celina, ai që barazoi shifrat në minutën e 58’, duke shënuar nga pika e bardhë.
Kosova më pas kaloi për herë të parë në epërsi me golin e shënuar nga Elbasan Rashani, i cili shënoi gol në minutën e 69’, pas një kalimi të bukur në zonën e kundërshtarit.
Kurse golin e fundit të takimit e shënoi Amir Rrahmani në minutën e 72’, për të quar në këmbë rreth 17 mijë tifoz në stadiumin e Prishtinës, të cilët krijuan një atmosferë fantastike në shkallët e stadiumit.
