Maqedoni
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, priti në takim deputetet nga Shqipëria
13.11.2015 18:28
Një delegacion i deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë ishte për vizitë në Tetovë, për të realizuar takim me kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi...

Kryetarja Arifi theksoi se synim i saj është që këtë vizitë të grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë ta shndërrojë në pikënisje të një bashkëpunimi të ngushtë në të ardhmen.
Zonjat deputete zgjodhën Tetovën si vendndalesë të parë në kuadër të vizitës së tyre më të gjatë për të qëndruar më pas edhe në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë dhe për të përfunduar në Luginën e Preshevës.
