Botë

Putin: Aksioni rus në Siri do të zgjasin aq sa edhe lufta e armatës siriane

13.11.2015 19:06

Presidenti rus Vlladimir Putin sot deklaroi se sulmet ajrore të Aviacionit ushtarak të Rusisë në Siri...

Presidenti rus Vlladimir Putin sot deklaroi se sulmet ajrore të Aviacionit ushtarak të Rusisë në Siri, do të zgjasin deri sa të jetë e nevojshme për mbështetjen e operacioneve të armatës siriane "kundër terroristëve".
 
Në një deklaratë për mediat ruse dhe turke para udhëtimit për në Samitin e G-20 në Antali, Putini theksoi se aeroplanët rusë kishin "detyrë të qartë për ta mbështetur ofensivën e armatës siriane kundër terroristëve".
 
"Sa kohë do të qëndrojnë forcat tona (në Siri), do të varte jashtëzakonisht nga realizimi i këtij qëllimi", deklaroi Putin.
 
Ai me këtë rasti hodhi poshtë si të pabaza akuzat e SHBA-së dhe aleatët e saj se aeroplanët e saj luftarak kryesisht i sulmojnë pjesëtarët e opozitës së "matur", të cilët luftojnë kundër forcave besnike të presidentit sirian Bashar aë Asad, e jo siç pohojnë luftëtarët e grupit Shteti Islamik.
 
Putini me këtë rast edhe njëherë e konfirmoi qëndrimin rus se për fatin e Asadit duhet të vendosin vetë sirianët./mia