Botë
Tragjedi e madhe në Paris, më shumë se 150 të vrarë nga sulmet terroriste
14.11.2015 09:41
158 vetë u vranë ndërsa 250 të tjerë mbetën të lënduar, pasi një seri të paparë sulemesh terroriste në zemër të Parisit...

Tmerri i vërtetë ndodhi në sallën e koncerteve “Bataclan”, ku u vranë 120 persona, të cilët fillimisht u morën peng dhe më pas u ekzekutuan nga tre pengmarrësit.
Forcat e policisë bastisën sallën, duke ekzekutuar pengmarrësit, ndërsa liruan pengjet e mbetur. Fillimisht u raportua për të shtëna brenda restorantit “Petit Cambodge” në “Rue Bichat”, ku mbetën të vdekur 11 persona, ndërsa pak më vonë ndodhën dy shpërthime pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë.
Dëshmitarët shprehen se skenat I ngjanin një masakre.
“Ne ishim në një kafene ndëgjuam një shpërthim, fillimisht menduam që janë fishekzjarre, u ktheva dhe pastaj pash që persona të rinj jo më të vjetër se 25 vjet në duart mbajnë kallashnikovët, na thanë të shtrihemi në tokë, dhe ne medoemos të vepronim ashtu ishim shumë të frikësuar”..
“Unë kamë qenë në concert kur ndodhi sulmi, policia na evakuoi. Unë nuk jamë e lënduar, por kishte shumë të vdekur. trupa kishte gjithande dhe kishte tejmase shumë viktima. Sulmuesit ishin me pushka automatike në duar. Në një moment medova që ajo që ndodhë është pjes e shous , por më pas kuptuam që është sulm terrorist”..
“Shumë e thjeshtë ne jemi në luftë, I evakuuam viktimat. Kishte shumë të lënduar”, thanë disa dëshmitar okular.
Sipas një prokurori francez, sulmet janë kryer në 6 pika të ndryshme dhe sipas tij, 5 autorë sulmesh janë neutralizuar. Hetuesit thanë se të paktën tetë nga sulmuesit ishin të vdekur pas përfundimit të sulmit, ku katër prej tyre u vranë në sallën e koncertit, tre duke aktivizuar pajisjet e tyre vetëvrasëse kurse njëri u vra nga policia.
“Hetimi do të tregojë se çfarë ndodhi në 6 lokacionet, 5 terorist janë neutralizuar.Numri I viktimave është ekstremisht I lart”, tha një prokuror francez.
Presidenti francez, Francois Holland i cilësoi sulmet terroriste të një nate më parë në Paris, si një akt barbarie dhe lufte i ndërmarrë nga ISIS-i. Sipas të cilit pjesë e sulmeve kanë qenë tetë persona, përfshirë këtu edhe kamikazët.
Holland sqaroi se sulmet ishin të mirëorganizuara dhe të planifikuara jashtë Francës.
“Ajo që ndodhi mbrëm është një akt lufte e kryer nga ushtria terroriste –ISIS, (shtet islamik) e organizuar jashtë vendit, e ndihmuar nga bashkëpunëtorë të brendshme, por hetimi do ti identifikojë. Pasi që Franca ishte e sulmuar në mënyrë frikacake dhe të fshehtë, por edhe të dhunëshëm, Franca do të jetë i pamëshirshëm kundër barbarëve të shtetit islmik. Janë ndërmarr të gjitha masat për të mbrojtur qytetarët tanë dhe territorin tone”, ha Francois Holland, President I Francës,
Presidenti Francez Hollan, premtoi luftë të pashembullt dhe të pamëshirshme ndaj terrorizmit dhe autorëve të tërrorit në Paris dhe u bëri thirrje francezëve që të jenë të bashkuar dhe të qëndrojnë të qetë. Në Franc do të ketë tri ditë zie në nderim të viktimave.
SANIJE KASAMI
