Botë
Liderët botërorë dënojnë sulmet në Paris
14.11.2015 10:20
Ndër personat e parë që kanë reaguar nëpër rrjetet sociale, pas deklaratave për shtyp të Presidentit Obama dhe atij francez, Hollande...

Ndër personat e parë që kanë reaguar nëpër rrjetet sociale, pas deklaratave për shtyp të Presidentit Obama dhe atij francez, Hollande, kanë qenë edhe personalitete dhe udhëheqës të lartë të shumë vendeve të ndryshme.
Ndër to edhe kryeministri britanik Cameron, i cili nuk mund të mbetej i ndarë nga amerikanët në mbështetjen e ofruar për francezët në këtë natë tmerri dhe terrori për të gjithë, jo vetëm për popullin francez.
Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ka deklaruar se është tronditur nga sulmet mbi qytetarët e Parisit duke thënë se ndërkombëtarët duhet të bashkohen për t’i dhënë terroristëve përgjigjen e duhur.
Ndërkohë, Presidenti turk Taip Erdoan ngushëlloi homologun e tij francez duke thënë se ai shpreson që qytetarët francezë ta kalojnë sa më shpejt këtë goditje të rëndë psikologjike.
E bujshme ka qënë deklarata e Presidentit të Sirisë, i Sirisë Bashar al-Asad, tha se Franca po përjeton sot, atë që ka përjetuar vendi i tij gjatë pesë viteve të fundit.
Nga ana tjetër, kryeminsitri rus, Dimitri Medvedev, tha se nuk ka asnjë justifikim për aktet terroriste. Ai bëri thirrje që liderët botërorë të bashkohen në luftën kundër ekstremizmit.
Mbështetje ka patur edhe nga Presidenti i Kinëz Xi Jinping. Ky i fundit ka patur një bisedë telefonike me Fransua Hollande ku ka nënvizuar se shteti i tij është i gatshëm që të rrisë bashkëpunimin me qeverinë franceze në kuadër të luftës kundër-terrorizmit.
Një lajm i tillë u bë i ditur nga mediat kineze.
