Botë
ISIS merr përsipër sulmin, kërcënon: S’ka paqe për francën!
14.11.2015 10:32
Shteti Islamik ka marre përsipër sulmet terroriste ne France...

Përmes nje deklarate te publikuar ne internet grupi xhihadist sqaroi se sulmet ishin nje mënyre per t’i treguar Francës se ajo mbetet shënjestra kryesore.
Vendet qe do te goditeshin jane studiuar me pare dhe per to u përdoren tete kamikazë me eksploziv dhe arme.
Ndërsa televizioni “Al Aarabia” raportoi se përmes nje videoje militantet kercenojne se Franca nuk do te gjeje paqe, per sa kohe qe bombardimet ne Siri vazhdojnë.
Franca ka dërguar avionët ne Siri, ka bombarduar e vrare fëmijët, sot paguan fajin e saj, thuhet ne revisten franceze te Shtetit Islamik.
Ndërsa mbështetësit e ISIS shkruajnë ne Twitter Parisi ne flake, pas Parisit eshte radha e Romes, Londres dhe Uashingtonit.
Kërcënime jane bere edhe ndaj Spanjës dhe Portugalisë, ndersa theksohet se parisienët, nuk do ta harrojnë kurrë kete dite, si amerikanet 11 shtatorin.
Edhe per autoritetet franceze nuk ka dyshime, se pas ketyre sulmeve qëndron ISIS.
Presidenti Hollonde i tronditur, e pohoi kete ne nje konference per shtyp, ku i cilësoi masakrat nje akt lufte.
Ai deklaroi se sulmet kane qene te planifikuara dhe te organizuara nga jashte, por edhe me ndihmën e personave brenda Frances.
Prokuroret franceze paralajmëruan se përveç atentatorëve te vrare, ka edhe bashkëpunëtore te tjere, qe nuk jane ndaluar ende.
Ne Roznehajm ne Gjermani eshte arrestuar 51-vjeçar malazez, pjesëtar i grupit qe ka kryuer sulmet.
Ai u prangos ne autostradën Salzburg-Mynih, pasi ne automjet iu gjeten nje sasi e madhe municionesh, automatike, revolver, pistoleta, disa kg eksploziv TNT.
Ai pranoi se ishte nisur drejt Parisit.
GAZMEND REXHEPI
