Botë

Shqipëria ngushëllon Francën

14.11.2015 13:19

Kreret e shtetit shqiptar dhe liderët politike kane reaguar ne nje ze ne mbështetje te Francës ne kete moment te vështire...

Presidenti i Republikës i ka nisur nje mesazh ngushëllimi homologut francez Francois Hollande ku e siguron per mbështetjen e Shqipërisë per kapërcimin e kësaj situate kritike.
 
“I dënoj me forcën më të madhe këto akte barbare terroriste dhe ektremiste që synojnë të trembin dhe terrorizojnë, jo vetëm Francën dhe francezët, por mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike", shkruan kreu i shtetit Nishani.
 
Edhe kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet terroriste ne Paris nëpërmjet një postimi ne rrjetet sociale.
 
“Është një luftë e vërtetë! Shqipëria mbështet plotësisht Francën dhe Qeverinë e saj në këto momente horrori dhe zie “ViveLaFrance”, shkruan kryeministri shqiptar.
 
Edhe kryetari i parlamentit Ilir Meta u ka nisur mesazh ngushëllimi homologeve te tij franceze ku dënon aktet terroriste ne Paris.
 
“Shqiptaret jane shokuar nga sulmet terroriste ne Paris. Jemi te gjithe perkrah jush ne keto momente kritike”, shkruan Ilir Meta.
 
Ndersa lideri i opozitës Lulzim Basha ne nje postim ne rrjetet sociale, ka theksuar se mbarë shqiptarët kanë ndjekur me tronditje dhe pikëllim të thellë pasojat tragjike të akteve të çmendura terroriste mbrëmë në Paris.
 
“Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mija për viktimat e pafajshme të kësaj masakre barbare. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe mbarë popullin francez”, shkruan kryetari i PD Lulzim Basha.
 
REJHANE BUSHI-METAJ