Maqedoni

Liderët e Maqedonisë ngushëllojnë Francën

14.11.2015 13:59

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, me rastin e sulmeve të përgjakshme në Paris...

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, me rastin e sulmeve të përgjakshme në Paris i ka dërguar një letër ngushëllimi homologut të tij francez, Francois Hollande, ku thuhet:” Me shok dhe mosbesim kam pranuar lajmin për sulmin terrorist në Paris dhe shpreh keqardhje të thellë për jetët e humbura nag sulmi barbar”.
 
“Me te vertet kjo eshte nje tragjedi dhe shok per te gjithe. Terorizmi gjithandej eshte I njejte vdesin gjithmon njerzit e pafajshem. Eshte per te ardhur keq se vdesin njerzit e pafajshem jemi gjithe te trishtuar qe jetojme ne kete kontinent dhe kjo eshte nje paraljmrim se duhet te ndermarim masa”, Tha Ivanov.
 
Edhe Kryeministri Nikolla Gruevski me rastin e sulmeve terroriste në Paris dërgoi letër-ngushëllimi deri te kryeministri francez Manuel Vals. Terrorizmi,  nuk guxon dhe nuk do të fitojë. 
 
Nevojitet unitet, solidaritet dhe vendosmëri në përpjekjet për eliminim të atyre forcave të cilët përhapin terror dhe dhunë dhe të cilët janë kanosje për çdo shtet.
 
“Çdo njeri normal denon kete sulme dhe ne e denojme kete sulme teroriste. Dua te them se terorizmi po behet kercenim per gjithe boten  duke perfshire edhe evropen  dhe nuk ka shtet qe nuk eshte immune  prej sulmeve teroriste. Çdo shtet mund; të sulmohet nga teroristet dhe prandaj cdo shtet duhet te jete e pergaditur  per ti parandaluar  para se te vije ne nje tragjedi ashtu si ne paris”, tha Gruevski.
 
Edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të Francës, Hollande, ku LSDM është pranë saj në këto kohë të vështira.
 
“Në emrin tim personal, të partisë LSDM dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, shprehë keqardhje dhe ngushëllim të thellë për viktimat nga sulmi i mbrëmshëm terrorist që e tronditi Parisin dhe mbarë botën. E ndajmë dhembjen e madhe”, shkruhet në letrën e ngushëllimit të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, dërguar presidentit të Francës. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ