Maqedoni

Promovim letrar i poetit Faik Ballanca

14.11.2015 14:53

Në organizim të Komunës së Dibrës, Shoqata Mbarekombetare e Letersise dhe Miqte e Faikut u bë Promovimi Letrar i poetit Faik Ballanca...

Në organizim të Komunës së Dibrës, Shoqata Mbarekombetare e Letersise dhe Miqte e Faikut u bë Promovimi Letrar i poetit Faik Ballanca, në këtë aktivitet me kumtesat e tyre rreth veprimtarisë së Faik Ballancës u paraqitën studjuesja Bleta Qormemeti, Mexhit Prençi, Nebi Samarxhiu, Vasil Premçi, Pandeli Koçi dhe Basir Bushkashi, datë kjo që përkon me 70 vjetorin e lindjes të poetit dibran Faik Ballanca.
 
Hapjen e ketij eventi e bëri Kryetari i Komunes Diber, Z. Rruzhdi Lata.
 
Në promovimin e krijimtarisë u nënvizua se ai jetoi vetem 32 vjet, gjatë çdo kujtimi që i bëjmë Faik Ballancës një zbrazëti e ndjeshme shprehet tek të gjithë adhuruesit e letrave shqipe. 
 
E kujtojmë talentin e rrallë që për 11 vjet veprimtari, la një opus të pasur në prozë, prej pesë përmbledhjesh në tregime, tri novela dhe romanin “Nomeja e largët”.
 
Vepra e Faik Ballancës ka një unitet organik dhe gjithnji brenda rregullave artistike të spikatura ndaj meriton të shquhet ose t’i apostrofohet merita në letrat shqipe.