Armend Xhoxhaj fitues i edicionit të 45-të të “Gongut të Artë”
Armend Xhoxhaj nga Kosova është fituesi i edicionit të 45-të të turneut ndërkombëtar në boks, “Gongu i Artë”...

Boksieri nga Kosova, në finalen e kategorisë deri më 91 kg, ia doli të fitoj uellsianin Kodi Dejvis, pas një lufte shumë interesante dhe me plotë meritë, në mbyllje, nga ana e jurisë profesioniste, e morri çmimin e boksierit më të mirë të këtij turneu.
Nga boksierët e vendit tonë, paraqitjen më mbreslënëse e kishte Idriz Bislimi nga klubi I boksit “Shkupi”, që në kategorinë deri më 64 kilogram, arriti të fitoj anglezin Hayland Blane dhe u stolis me medaljen e artë. Me këtë, djaloshi I ri shkupjan, në mbyllje të turneut, me plotë meritë fitoj edhe çmimin e boksierit më të mirë vendas.
Organizatori, shpërbleu edhe disa boksierë tjerë në përfundim të edicionit të 45-të të “Gongut të Artë”, me ç`rast tekniku më I mirë u shpall Denis Nurja nga Shqipëria, Naser Shala nga Kosova ishte boksieri më luftarak, ndërsa Christopher Bourke nga Anglia, barti epitetin e boksierit më të mirë të huaj.
Ndryshe, në edicionin e sivjem të “Gongut të Artë”, një nga manifestimet më të vjetra sportive në vendin tonë, morrën pjesë 40 boksier nga vendi, Kosova, Shqipëria, Serbia, Anglia, Uellsi, Rumania dhe Sllovenia.
Vendin tonë, pos Idriz Bislimit që u shpall më I miri në kategorinë e tij dhe njëherësh ishte edhe boksieri më I mirë vendas, e prezantoi edhe Jasin Lama, I cili në gjysëmfinalen e djeshme u mposht nga anglezi Christopher Bourke.
Mustafa Ademi
