Futboll
Euro 2016, Play Off: Dzeko shpëton Bosnjen
14.11.2015 16:09
Ndeshja e dytë e fazës play off të Euro 2016-të, Bosnjë-Irlandë, është është mbyllur në barazim 1-1...

Një rezultat ky që favorizon më shumë irlandezët, falë golit të shënuar në fushën kundërshtare, që tani do të arrinin të kualifikoheshin edhe në rast të një barazimi 0-0.
Sfida ka qenë e ekuilibruar me një epërsi të vogël të vendasve për sa i takon kontrollit të topit në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë mjegulla e ka bërë gjithçka më të vështirë për dy skuadrat për të gjetur rrugën e rrjetës.
Pavarësisht kushteve të këqija klimaterike kanë qenë vendasit që kanë shkuar përsëri afër golit me Senad Lulic, por ndërhyrja e portierit Randolph ka shpëtuar Irlandën, që ka pasur vështirësi për të dalë nga mesfusha e vet.
Por në momentin e vetëm që ka arritur ta bëjë këtë ka goditur në shenjë.
Autori i golit ka qenë Robbie Brady, i cili, pasi ka shmangur disa kundërshtarë ka goditur me saktësi nga jashtë zonës së rreptësisë, duke kaluar në avantazh miqtë.
Avantazh që ka zgjatur vetëm tri minuta pasi Dzeko ka fiksuar shifrat në 1-1. Gjithçka do të vendoset pas tri ditësh në Irlandë.
