Life Style

Kur qeni bëhet... pandë

14.11.2015 16:17

Ishte thjesht çështje kohe kur pandat do të bëheshin kafshë shtëpiake...

Dhe tani nuk është fare e vështirë, mjafton të kesh një qenush të vogël dhe pak bojë flokësh.
 
Një person ka vendosur që ta shndërrojë qenushin e tij në një pandë, ndërsa videoja është shndërruar në hit në rrjete sociale.
 
Edhe pse nuk dihet se kush është apo ku ndodhet ky person, videoja është dukur e lezetshme.
 
Në të vërtetë, ky trend erdhi nga Kina, kur një dyqan kafshësh kishte vendosur që disa qenë “chow chow” t’i “shndërronte” në panda. 
 
Në një intervistë vitin e kaluar, pronari i këtij dyqani kafshësh në Kinë, deklaroi se mjafton të dish teknikën dhe mund ta bësh një qen-pandë për dy orë./Top Channel