Maqedoni

Spasovski ka pezulluar vendimet e ish-udheheqsve Gruevski: Pezullimet mundë të sjellin probleme

14.11.2015 16:25

Ministri I ri I Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka pezulluar vendimet e ish udhëheqësve të këtij resori...

Ministri I ri I  Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka  pezulluar vendimet e ish udhëheqësve të këtij resori, ndersa kryeministri Nikolla Gruevski u shpreh se gjithe kjo munde te sjellin probleme te medha si dhe nuk lejohen gabime sepse munde te ndikojne ne jete njerzish. 
 
“Dua ti porosisë të gjithë që ti përmbahen kushtetutës dhe ligjeve dhe ta marrin me seriozitet funksionin e tyre, ti harrojë punët e partisë dhe të fokusohet në punët shtetërore në punët për të cilat është vendosur në atë funksion për të cilat edhe populli ka pritje se gjithcka do të jetë sipas ligjit. Normalisht që pres të ketë bashkëpunim”, tha Guevski.
 
Ministri i ri i brendshëm Oliver Spasovski nga LSDM vendosi rikthimin e kompetencave dhe pezullimin e të gjitha vendimeve të paraardhësve të tij.
 
Vendimi i parë si ministër i Spasovskit shkaktoi revolt të madhe tek VMRO-DPMNE-ja e cila akuzoi atë për politizim të MPB-së.
 
REJHANE BUSHI-METAJ