Teknologji
Ja si mund ta karikoni telefonin tuaj për 30 sekonda
14.11.2015 16:32
Shkenctarët besojnë se kanë gjetur një mënyrë se si të karikoni baterinë e telefonit tuaj smartphone në 30 sekonda...

Ata pohojnë se nëse përdorni të ashtuquajturat “pika kuantike” mund të shpejtoni ritmin e karikimit në telefon.
Pikat kuantike janë pjesëza të vogla 10 herë më të holla se floku i njeriut me veti të veçanta elektrizuese.
Studiues nga Universiteti Vanderbilt në Nashville të SHBA shprehen se zbulimi erdhi si pasojë e interesit që ata kishin për këto materiale shumë të rralla.
Ata gjithashtu kanë gjetur një mënyrë si t’i prodhojnë pikat kuantike nga piriti ose ndryshe minerali i hekurit./Oranews
