Maqedoni

“Lagja e trimave“, familjet e para hyjnë në shtëpitë e reja

14.11.2015 17:26

Gjashtë muaj pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në Lagjen e trimave në Kumanovë...

Gjashtë muaj pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në Lagjen e trimave në Kumanovë, Familja Shabani është ndër të parat që ka arritur të përfundojë me rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar gjatë atyre ngjarjeve.
 
Gëzimi ishte i pa përshkruar në këtë familje, pasi që ata mbrëmë kaluan natën e parë në shtëpinë e re.
 
Gëzimin e tyre edhe më tepër e madhështoi edhe prezenca e rastësishme e grupit të deputeteve të Parlamentit të Shqipërisë që në orët e vona arritën për ta vizituar lagjen e trimave 
 
“Me bujarinë tipike shqiptare, zonja e shtëpisë Sevxhanja , ftoi mysafiret nga Shqipëria që të hynë në shtëpi dhe së bashku ta ndajnë gëzimin, që nuk munguan edhe përgëzimet dhe një uratë e shkurtër nga deputetja Melisa Doda”, tha Sevxhane Halili.
 
“Ndryshe në lagje po punohet intensivisht në rindërtimin e rreth 68 shtëpive të shkatërruara gjatë ngajrjeve të 9 dhe 10 majit. Ndërtimi i tri shtëpive tashmë ka përfunduar dhe familjet e tyre tani më kanë hyrë në shtëpitë e reja, e mbase deri në fillim të dimrit do të përfundojë edhe ndonjë tjetër dhe do të jetë e gatshme për banim”, tha Melisa Doda  Deputete e Parlamentit shqiptar.
 
NEXHAT AQIFI