Maqedoni
Sulmet në Paris, asnjë të lënduar nga Maqedonia, MPJ me apel për sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë
14.11.2015 18:19
Ambasada Franceze në Shkup informon se deri tani nuk ka asnjë të lënduar nga Maqedonia në sulmet terroriste në Paris. Këtë e konfirmn edhe Ambasada e Maqedonisë në Paris.

Sa i takon fluturimeve, është i mbyllur vetëm aeroporti Orli kurse aeroporti kryesor Sharl De Gol është i hapur por funksionon me masa të rrepta sigurie.
Ndëkohë Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushlllime të thella për familjet e të gjithë atyre që kanë humbur jetën dhe janë lënduar në sulmet terroriste dhe dënon ashpër këto sulme.
Nga MPJ-ja gjithashtu apelojnë që të kontaktohet Ambasada e Maqedonisë në Paris për çdo informatat lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë të cilët gjenden në Francë.
Person për kontakt: Ministër-këshilltar Gabriell Atanasov.
Telefona: ++ 331 45 77 10 50: ++ 331 45 77 85 77: ++ 331 45 77 10 73
Celularë: +33 6 32 54 41 36: +336 79 80 12 27
Adresa: 5, rue de la Faisanderie, 75116 Paris
