Botë
Kagoshima, Tërmet 7 ballë në Japoni, shkaktohet një cunam i vogël
14.11.2015 19:22
Një tërmet me magnitudë 7 ballë ka goditur Japoninë në brigjet jug-perëndimore, duke shkaktuar një cunam të vogël...

Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA) tha se cunami 30 cm u regjistrua në ishullin Naknoshima, pjesë e perfekturës Kagoshima.
Nuk ka raportime për njerëz të lënduar apo dëmtime materiale.
Sipas JMA-së, tërmeti ndodhi 10 km në brendësi të tokës.
Në vitin 2011, një tërmet i fuqishëm shkaktoi një cunam që la 18 mijë të vdekur.
230 mijë persona nuk janë kthyer akoma në qytezat e tyre pas fatkeqësisë natyrore./Oranews
