Botë
Francë, treni i shpejtësisë së lartë del nga shinat, 5 të vdekur
14.11.2015 20:06
Një tren i shpejtësisë së lartë në Francë ka dalë nga shinat në afërsi të qytetit të Strazburgut, duke vrarë 5 persona dhe plagosur 7 të tjerë...

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave aksidenti ndodhi gjatë një udhëtimi provë të trenit tip TGV në lindje të vendit.
Burimet mediatike saktësojnë se në bordin e trenit ndodheshin disa teknikë, ndërkohë që shtojnë se të plagosurit janë dërguar në spital me helikopterë.
Agjencia e lajmeve AFP citon burime zyrtare që thonë se dalja e trenit nga binarët ndodhi si pasojë e “shpejtësisë tepër të lartë”./Top Channel
