Maqedoni

Mot me diell e me tempraturë deri 19 gradë

15.11.2015 12:01

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, vranësira të vogla deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme...

Temperatura do të lëviz prej 11 deri 19 gradë.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell, vranësira të vogla deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme dhe me temperaturë deri 16 gradë Celsius.
 
Rajoni i Maqedoni edhe mëtej mbetet në fushë të tensionit të rritur ajror, kështuë gjatë javës së re të punës do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare.
 
Nëpër fushëgropa dhe lugina të lumenjve do të ketë edhe kushte për paraqitje të mjegullës në mëngjes, posaçërisht të martën./mia