Maqedoni

Prej sot në fuqi detyrimi për pajisje dimërore për automjete

15.11.2015 12:13

Prej sot fillon të vlejë detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjete...

Për shoferët e automobilëve, xhipave dhe kamionëve të lehtë është e obligueshme posedimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve, ndërsa për shoferët e autobusëve dhe të kamionëve të rëndë edhe lopatë nëse në rrota nuk mund të vendosen zinxhirë për borë.
 
Sanksionimi në sezonin vijues dimëror do të jetë në pajtueshmëri me rregulloren ekzistuese për pajisje dimërore nëpër automobila, me të cilin parashikohen gjoba prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, respektivisht shoferit do t'i regjistrohen 25 pika negative.
 
Nën pajisje dimërore për automjete motorike me peshë më të madhe të lejuar, e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, si pajisje dimërore konsiderohen pneumatikët dimërorë në të gjitha rrotat, me thellësi minimale të reliefeve të shtresave që shkel në madhësi dhe gjerësi të reliefeve me minimum prej katër milimetra nëse automjeti në pajisje ka zinxhir për borë me madhësi adekuate për rrotat lëvizëse ose pajisje tjetër ndihmëse përkatëse.
 
Autobusët dhe automjetet e tjera transpotuese, të cilat për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse të makinës duhet të kenë gom dimri dhe mjet dore - lopatë.
 
Nga KRSKRR sqarojnë se goma dimri janë ato të cilat në njërën anë të tyre kanë shenjën: „МЅ“, „М+Ѕ“, „М&Ѕ“ dhe shenjën fjollës së dëborës.
 
Gjithashtu nga KRSKRR apelojnë tek shoferët që t'i mbajnë dhe t'i përdorin pajisjet dimërore për automjetet e veta, siç thonë për vozitje të sigurtë me automjet dhe arritje të sigurtë dhe të papenguar në destinacionin e dëshiruar. 
 
Detyrimi ligjor për pajisje të obligueshme dimërore do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm./mia