Botë

Identifikohet një sulmues i Parisit

15.11.2015 12:46

Hetuesit francezë kanë identifikuar njërin nga sulmuesit që kanë vrarë së paku 129 veta, të premten në Paris...

Bëhet fjalë për shtetasin francez Omar Ismail Mostefei, 29 vjeçar, me 8 dënime të mëparshme, por që nuk ishte burgosur asnjëherë.
 
"Ai tërhoqi vëmendjen e policisë gjatë dhunimit të autoriteteve publike. Nga viti 2004-2010 ai është dënuar 8 herë, por asnjëherë nuk është burgosur. Në vitin 2010, ai ishte futur në listën e zezë të policisë për sjellje ekstremiste, por asnjëherë nuk ishte renditur në ndonjë grup ekstremist ilegal”, deklaroi Francois Molins, prokurorë i Parisit.
 
Policia franceze ka ndaluar vëllanë, babanë dhe 5 familjarë të tij.Vëllai i Mostefait i ka thënë policisë se nuk ka pasur kontakte me të prej vitesh, pas grindjeve familjare, por ishte habitur kur kishte mësuar se ai ishte radikalizuar.
 
Prokurorët thonë se ishin 7 terroristë gjithsej, të armatosur me kallashnikovë dhe jelekë me bomba, të organizuar në 3 grupe, ndërkohë që ekziston ende frika se ndonjë prej tyre të mund të jetë larguar nga vendi i krimit.
 
Autoritet e Belgjikës gjithashtu kanë arrestuar 3 persona në një lagje emigrantësh të Brukselit që dyshohen për pjesëmarrje në sulmet e Parisit.
 
Kryeministri i Belgjikës Charles Michel ka thënë se sidomos njëri nga të kapurit dyshohet të ketë qenë në Paris, ku dy makinat me regjistrim belg ishin gjetur afër vendit të sulmit, përfshi sallën e koncertit Bataklan. 
 
"Ne jemi të bindur se në Belgjikë, ashtu si në Francë, ka rrjete të luftëtarëve të huaj, dhe ne kemi rritur në mënyrë të vendosur burimet për të luftuar këto rrjete, me një nivel të caktuar të suksesit, vetëm per disa muaj, kemi dënuar 170 persona për akuza të terrorizmit", tha Charles Michel.
 
Kryeministri i Francës Manuel Valls theksoi se deri më tani janë idenitifkuar 103 viktima nga sulmet kamikaze dhe me armë automatikë dhe bëri të ditur se Franca do të vazhdojë me vendosmëri sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri, si dhe e përshkroi grupin e xhihadistëve si një armik të mirëorganizuar.
 
“Dua tu themë françezëve se ne jemi në luft, ne do ta sulmojm armikun tonë që ta shkatërrojmë. Franca është e vendosur që të fitoj këtë luftë”, tha Manuel Valls.
 
Viktimat e deritanishme vijën nga 15 shtete të ndryshme. Hetuesit franceze gjithashtu kanë gjetur 3 kallashnikovë në një makina në lagjen Montreuill të Parisit, për të cilën dyshohet se I kishin përdorur terroristët për sulmet.
 
Shteti Islamik dje konfirmoi përgjegjësinë për sulmin e të premtes, ku mbetën të vrarë 129 persona, 352 të lënduar 99 prej të cilëve në gjendje kritike.
 
SANIJE KASAMI