Maqedoni
Rrezik për rrëshqitje të dheut në një pjesë të rrugëve
15.11.2015 13:09
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë të thata, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonië në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve...

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë./mia
