Maqedoni
Trafik i ngjeshur në Jahja Pashë të shkupit autobusët nuk i shfrytëzojnë korsitë e reja
15.11.2015 13:33
Rruga “Cvetan Dimov” e cila kalon nëpër lagjen e JAhja pashës në Shkup vazhdon të ketë nje trafik të ngjeshur...

Kjo në të shumtën e rasteve ndodh për shkak të ndalesës së autobusave në stacionet e vjetra.
Edhe pse tash-më disa javë me zgjerimin e rrugës janë mundësuar korsi të veçanta për ndalesën e autobusëve, kompanitë transportuese të njejtit fare nuk i përdorin.
Autobusët vazhdojnë ti marrin udhëtarët në stacionet e vjetra dhe të krijojnë kaos të madh në komunikacion.
Qytetarët kërkojnë nga Ndërmarrja Publike e Qarkullimit, të shënojë vendin dhe të vendosë kabinat e stacioneve të reja për ndalesën e autobusëve sa më shpejt.
“Јо akoma nuk kanë filluar të përdorin vendet e reja, nuk e di përse por autobusat ndalohen këtu edhe pak më poshtë, në vend tjetër jo. Këtu duhet të ketë 4 korsi të trafikut jo vetëm nga dy ose tre, sepse këtu bëhet trafiku i madh gjatë ditës”...
“Autobusat ndalojnë aty ku kanë ndaluar gjithmon. Te vendet e reja nuk i kam parë deri tash të ndalojnë. Para dhe pas dite këtu gjithmon ka trafik”...
“Veç i parkojnë veturat se nuk shfrytëzohen nga ana e autobusave, rrijnë si parkingje”, thanë disa qytetarë.
Drejtor i NPQ-së Igor Janushev për TVM-2 thotë se vendosja e stacioneve të reja në këtë zonë janë vonuar për shkak të punës ndërtimore në këtë rrugë, dhe sipas tij kabinat e reja do të vendosën shumë shpejt.
“Unë do t’i kisha lutur të gjithë qytetarët që jetojnë apo lëvizin në afërsin;e kësaj rruge të kenë durim deri sa nuk pëfundon projektin për zgjerimin e rrugës. Mënjëherë pasi përfundojn; punimet ndërtimore në këtë zonë, autobosat do të fillojnë të ndalohen në vendet e reja të caktuara për ata. Kemi paraparë gjithashtu të vendosim stacione të reja të autbosave dhe sinjalizim të duhur në këtë zonë”, tha Igor Janushev, drejtor i NPQ-së.
Zgjerimi i rrugës “Cvetan Dimov” parashikon edhe korsinë e tretë, e caktuar për ndalimin e autobusëve për të marrë udhëtarët, dhe kjo sipas kompetetntëve do të normalizojë qarkullimin e trafikut, sidomos në orët më të frekuentuara brenda ditës.
REXHEP QAMILI
