Botë
Turqi, në axhendën e samitit të G20-s edhe lufta kundër terrorizmit
15.11.2015 14:07
Rritje e masave të sigurisë gjatë kontrrolëve kufitare dhe aeroplaneve...

Ky është vendimi i 20 liderëve më të fuqishëm në botë, pas tragjedisë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Paris.
Zotimi I liderëve botërë pjesmarrës në Samitin G20 në Turqi, është se do të dyfishojn luftimet për të eliminuar terrorizmin dhe ISIS-in.
Edhe pse është përfolur shumë se në valën e refugjatëve mund të ketë të infiltruar edhe terrorist.
Presidenti i Komisionit Evropian Zhon Klod Junker iu bëri thirrje shefave të shteteve të BE-së që të mos refuzojnë refugjatët pas sulmeve të Parisit.
“Ata që janë përgjegjës për sulmet në Paris nuk mund të futen në të njëjtin thes me refugjatët, azilkërkuesit dhe personat e shpërngulur. Ai është kriminel dhe jo refugjat apo azil kërkues”, tha Zhon Klod Junker, president i komisionit evropian.
Për luftën kundër organizatës terroriste, DAESH në Siri, kanë diskutuar edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij amerikan, Barak Obama, të cilët thonë se sulmet terroriste janë sulme ndaj gjithë njerzimit.
"Terrorizmi nuk ka fe, racë, komb, ndërsa në sulmet në Paris u ballafaquam me terrorizmin kolektiv, i njejtë dhe i ngjashëm me atë në Ankara, Gaziantep, Suruç apo në Diyarbakir. Sulmi terrorist nuk ka qenë i drejtuar vetëm kundër Francës por ndaj gjithë njerëzimit", tha Rexhep taIp Erdogan, kryeministër i Turqisë.
"Sulmet e tmerrshme terroriste më parë në Ankara dhe tani në Paris, janë vepër e ideologjive të së keqes dhe nuk janë sulme vetëm ndaj popujve të Turqisë dhe Francës, por gjithë botës moderne", tha Barak Obama, president i SHBA-së.
Ndërkohë sot 800 km larg Antalisë ku edhe mbahet SAMITI një terrorist i dyshuar si pjesëtar i Shtetit Islamik ka hapur zjarr ndaj policëve, përpara se të kryej sulm vetëvrasës në Turqinë juglindore afër kufirit me Sirinë, dhe ka lënë të lënduar pesë policë.
AMIR DURAKU
