Maqedoni

Dibër promovohet libri i Salih Zogianit

15.11.2015 14:43

Në organizim të Klubit Letrar “Art-Klub” Dibër në Qendrën për Kulturë u përurua libri “303 anegdota shqiptare-6” i Salih Zogiani nga Prishtina..

Kryetari i Klubit Letrar Nebi Samarxhiu gjatë hapjes së përurimit shprehu se ky është libri i gjashtë i zogianit të botuara me Anegdota, ndërkaq për rolin e anegdotave të shkruara si pjesë e trashëgimisë shpirtërore tek shqiptarët dhe kontributi i autorit në mbledhjen e thesarit të pashtershëm shpirtëror, foli recenzenti i Libri Sulejman Dërmaku.
 
Nderkaq Profesori Daut Demaku punën e palodhur të mbledhësit së anekdotave e rradhiti menjëherë pas të madhit Anton Çeta.
 
Në fund autori i Veprës Salih Zogiani duke falenderuar të pranishmit, shprehu se në përmbledhjet e ardhëshme të anekdotave do të gjejnë vend anekdota nga e gjith treva shqiptare.
 
ATLI DEMA