Maqedoni

NPQ risi në transportin urban qytetarët me kartela elektronike

15.11.2015 15:14

Afati për nxjerrjen e karteleve elektronike për të udhëtuar me autobusët në kryqendër është deri në fund të dhjetorit...

Sistemi për pagesë elektronike do të fillojë të zbatohet prej vitit të ardhshëm, ndërsa të gjithë shfrytëzuesit e transportit publik deri atëherë, do të duhet t’i kenë këto kartela. Shumë pak prej të anketuarve nga TVM-2, kishin nxjerrë  kartelën në fjalë. 
 
“Jo akoma nuk kam marr  bilet elektronike për autobusët, nuk  e kam  bërë kërkesën”..                     
“Akoma nuk  e kam nxjer kartelën  elektronike, nuk e di saktë se deri kur është afati fundit, por në plan e kam këta ditë ta bëj atë”.. 
“As unë nuk e kam nxjer, kam mujorën e vjetër dhe për ata arsyje se kam bërë”.. 
“Po unë e kam marr kartelën elektronike para një muaji dhe e njëjta e pagova 200 denarë”… 
“ Se kam ditur se duhet me nxjer atë, askush nuk më ka treguar se duhet të blej kartelë elektronike për autobusat”, thanë disa qytetarë.
 
Instalimi I sistemit elektronik për përdorimin e kartelave elektronike do të jetë I mundur jo vetëm në autobusët e NPQ-se, por dhe në autobusët privat. Çmimi do të jetë I unifikuar, ndërkohë që rimbushja mund të bëhet në gjithsej 8 punktet e specializuara në Shkup. Drejtori I NPQ-së, Igor Janushev, thotë se deri më tani janë dhënë mbi 35 mijë kartela të personalizuara. Parashikohen gjithashtu edhe oferta të tjera për udhëtim, por çmimi i tyre akoma nuk është vendosur nga këshilli i Qytetit të Shkupit.  
 
“Nga 1 janari do të përdoron kartelat elektronike. Për shtetasit e huaj dhe për udhëtarët nga qytetet e tjera të vendit do ta lejmë mundësinë të blejnë bileta fiskale brenda në autobus por me çmim tjetër. Në këtë moment nuk do të kisha spekuluar se sa do të jetë çmimi e kësaj bilete apo të ofertave të tjera, sepse të njëjtat varen nga vendimi i tarifës së integruar të biletave, që i miraton Këshilli i Qytetit”, tha Igor Janushev, drejtor i NPQ-së.
 
Kartela e personalizuar me emër dhe mbiemër  si dhe  me foto, kushton 200 denarë, ndërsa e ashtuquajtura “kartela ime”, e që kushton 150 denarë do të jetë në shitje pasi të vendosen të gjitha çmimet e ofertave. Nga mesi I vitit të ardhëshëm  NPQ  planifikon që pagesa e biletës të bëhen me ndihmën e celularëve.
 
REXHEP QAMILI