Maqedoni
Tetovë jehoi festivali i këngës qytetare Teuta
15.11.2015 15:33
Në kuadër të programit kulturor dhe artistik “Tetova feston Nëntorin” që po mbahet këtë muaj në Tetovë...

Në kuadër të programit kulturor dhe artistik “Tetova feston Nëntorin” që po mbahet këtë muaj në Tetovë, mbrëm në pallatin e kulturelës u mbajtë festivali i 5 –të i këngës së vjetër qytetare, “Teuta“ i përcjellur nga shumë grupe të njohura nga trevat shqiptare, si shoqëria Agimi nga Prizreni, Isuf Myzyri nga Elbasani dhe shumë shoqëri tjera që ishin pjes e këti festivali.
Mbrëm u shënua edhe jubilari i dhjet, i korrit të grave “Teuta “ nga Tetova.
Kryetarja e komunës së Tetovë ,Teuta Arifi u shpre se edhe një herë Tetova dëshmon dhe tregon kapacitetin e saj në kultur ashtu sic ka treguar edhe vitet tjera.
“Kori Teuta dhe asambli I njohur Isuf Myzyri që është në nivel të lart shumë artistik nga Elbasani. Në fakt edhe një herë dëshmon se Tetova I tregon kapacitetet e saja në kultur. Dhe ashut sic vitet tjera edicioni Tetova feston Nëntorin është një edicion I cili zgjat afërsisht tre javë dhe që mbulon afërsisht tër muajn e Nëntorit për arsyje se kjo ka qen logjika të mobelizojm, të gjithakrijuesit e kulturës për të dhën kontributin e tyre gjatë këtyre festave kombëtre. Prandaj sipas programit qe keni parë parashihet aktivitete kulturore për fëmij shfaqje teatrore e cila ka jan kompuset letërare të cilat konkurset e arteve vizuale”, tha Arifi.
Ndryshe violinisti i njohur shqiptar dhe mbarkombëtar Zeqir Sulkuqi deklaroi se brezin e ri nuk duhet edukuar vetëm në gjuhët e huaja por edhe me këngët tona, zakonet, trashigimit tona pasi këto janë edhe vlera të një kombi.
“Tetova është ka qen dhe është dhe do të ngelet vëndi dhe thesarri I pa vdekshëm I këngës qytetare, shqiptare. Kënga qytetare shqiptare kaloj vështërsit e veta I kaloj vitet e vështira tani të gjith po I rikthehemi kësaj dëshire sepse e shofim se e kemi të domosdoshme duhet të rrikthejm tek fëmit tan ta rrikthejm në shkollat tona sot të edukon brezërin e ri nuk është të edukon vetëm me gjuhë të huaja më këngët tona , me zakonet tona , me trashigimin ton me qëndisjen me flamurin me punën e dorës me gjithcka që ka të bëjë me traditat tona”, tha Zeqir Sulkuqi, violinist.
Të gjitha këto aktivitet klturore dhe artistike që po zhvillohen në Tetovë jan të financuar nga buxheti i komunës, ndërsa ministria e kultures ashtu si vitet tjera edhe sivjet nuk ka financuar aktivitet kulturore që po mbahen në këtë qytet.
VISAR SADIKI
