Maqedoni
Asfaltohet rruga rajonale Pirok-Gostivar
15.11.2015 15:53
Punimet për mbindërtimin e rrugës regjionale Pirok-Gostivar po shkojnë sipas dinamikës së planifikuar...

Punimet për mbindërtimin e rrugës regjionale Pirok-Gostivar po shkojnë sipas dinamikës së planifikuar, për të cilën gjë kujdeset realizuesi I punimeve, ndërmarrja publike Rrugët e Maqedonisë, të cilët me punën e tyre kanë përmbushur pritshmërinë e drejtuesve të ndërmarrjes.
Këtë ka deklaruar drejtori I kësaj ndërmarrjeje Gajur Kadriu, I cili I shoqëruar edhe nga kryetari I Komunës së Vrapcishtit, Bajram Kadrija, ka ndjekur nga afër punët në asfaltimin e rrugës në fshatin Dobërdoll.
Sipas drejtorit Kadriu, vlera e këtij investimi peshon rreth 100 milion denarë, prej të cilave 32 milion janë paraparë për rrugën rajonale Gradec-Gostivar.
Kryetari I komunës së Vrapcishtit është shprehur I entuziazmuar për punimet që zhvillohen në mbindërtimin e rrugës regjionale, sidomos për pjesën e rrugës që kalon në territorin e Komunës së Vrapcishtit, me shpresë që në të ardhmen të investohet edhe më shumë.
Kadrija ka premtuar se do të analizohen mundësitë e ndërtimit edhe të trotuareve përgjatë këtij aksi.
Ndryshe, rruga regjionale Gostivar-Tetovë ka një gjatësi prej 24 kilometrash.
Asfaltimi I saj ka nisur nga fshati Recicë në Tetovë dhe pritet të përfundoj në fshatin Debresh të Gostivarit.
LULZIM HAZIRI
