Maqedoni
Lëshohet në qarkullim treni i ri elektromotor, në përfundim edhe stacioni hekurudhor në Shkup
15.11.2015 16:18
Lëshohet në qarkullim treni i ri elektromotor i hekurudhave të maqedonis i furnizuar nga kompania kineze...

Treni i ri është me kapacitet për 200 udhëtarë,është përpunuar në pajtueshmëri me standardet teknike të BE-së.
Kryeministri Nikolla Gruevski thkesoi se projekti për renovim te satcioneve hekurodhore në përgjithësi ka kushtuar 600 milion euro.
“Projektet vijuese për blerje të trenave dhe vagonëve të rinj, për renovim të stacioneve hekurudhor, si dhe për ripërtërirje dhe ndërtim të binarëve të rinj hekurudhor, paraqesin investim i përgjithshëm në vlerë prej 600 milionë euro. Investimet e këtilla kapitale në Hekurudhë nuk janë bërë më shumë se 30 vite më parë”, tha Nikolla Gruevski.
Zëvendëskryeministri Zoran Stavreski theksoi se me Buxhetin për vitin e ardhshëm planifikohen dy miliardë e 200 milionë denarë investime në hekurudhë, 15 herë më shumë në krahasim me vitin 2006.
“Qëllimi është që hekurudha e Maqedonisë ta marrë pamjen të cilën duhet ta ketë, gjegjësisht të jetë moderne dhe funksionale, diçka që është dashur të jetë para shumë viteve, por po ndodh tani dhe nuk guxon të prolongohet mëtej. Rezultatet veçmë janë të dukshme, sot jemi dëshmitarë të një imazhi se si duhet të jetë hekurudha e Maqedonia”, tha Zoran Stavrevski.
“Hekurudha prej sot hynë në erë të re në të cilën qytetarët do të ndjejnë se ka është transport cilësor, i shpejtë dhe komod. Ky trend me kapacitet pre 200 udhëtarë ëstë një prej trenave të prodhuar më bashkëkohor, i bërë në pajtueshmëri me të gjitha standardet e BE¬së”, tha Vllado Misajllovski, minister i transportit.
Njëkohësisht me përurimin e trenit të ri, vlerësoi, Misajllovski se po përgatitet dokuemtacioni edhe për ndërtim të aksit hekurudhor nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë.
REJHANE BUSHI-METAJ
