Basketboll

Golden State edhe më tutje të pamposhtur, humb Cleveland

15.11.2015 17:38

Golden State mbetet sërish e pamposhtur në NBA, duke korrur suksesin e 11-të radhazi, por kampionët këtë herë e panë pisk, teksa iu desh koha shtesë për të mundur 107-99 Brooklyn....

Një ndeshje e ekuilibruar, që u vendos në sekondat e fundit për “Shtetin e Artë”, që ndjeu mungesën e Thompson, me probleme në shpinë.
 
Curry bëri detyrën, duke realizuar 34 pikë dhe ishte më i miri në fushë, mbështetur nga Green, me 16 pikë, 10 rebaund e 12 asist.
 
Për miqtë, Jack realizoi 28 pikë e Young 26, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e nëntë sezonale.
 
Nëse për Golden State koha shtesë ishte fatlume, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Cleveland, që u mund 108-105 nga Milwaukee pas dy kohëve shtesë.
 
LeBron realizoi 37 pikë e 12 rebaund, ndërsa Love shënoi 24 pikë, por që mbetën për statistikë.
 
Për miqtë një lojë e mirë kolektive, ku 7 lojtarë realizuan mbi 11 pikë, me dyshen Carter-Bayless që realizuan nga 17 pikë secili.
 
Nga ndeshjet tjera, veqojmë fitoren e San Antonios ndaj Filadelfisë, si dhe ate të Dallasit ndaj Hjustonit, në derbin e Teksasit.