Maqedonia U21 humbi mundësi ideale për të mposhtur Francën
Edhe përkundër faktit se mbetet zhgënjimi I vogël për shkak të asaj se u humb mundësia që të regjistrohet një nga fitoret...

Edhe përkundër faktit se mbetet zhgënjimi I vogël për shkak të asaj se u humb mundësia që të regjistrohet një nga fitoret më të mëdha në historinë e reprezentacionit U21 të Maqedonisë, ndaj një gjiganti siq është Franca, megjithatë futbollistët e trajnerit Bllagoja Milevski meritojnë çdo respekt për barazimin 2-2, ndaj një prej përfaqësueseve më të mira në botë, barazim fal të cilit mbeten edhe më tutje në lojë.
Djelmoshat e rinj, në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, ku për 90 minuta të plota luajtën Besir Demiri, Mevlan Murati dhe Enis Bardhi, ndërsa si rezervist u angazhuan edhe Demir Imeri dhe Visar Musliu, dëshmuan se futbollin tonë e pret një e ardhme e mirë.
Futbollistët “verdhekuq”, pas 45 minutave të para, kishin epërsi të madhe prej 2-0, pasi fillimisht në minutën e 19-të shënoj Viktor Angellov, që pesë minuta para mbylljes të pjesës së parë, lojtari i Shkëndisë, Marjan Radeski, të shënoj për epërsi edhe më të madhe.
Punët ecën mirë për Maqedoninë edhe në pjesën e dytë, pasi në minutën e 59-të, lojtari mysafir Sparanja u ndëshkua me karton të kuq, por kjo nuk I ndaloi “gjelat e galit” që të shfrytëzojnë presionin dhe përvojën e tyre, kundrejt futbollistëve vendas, duke barazuar shifrat në 2-2.
Haller në minutën e 65-të ngushtoi epërsinë e Maqedonisë, që N`Koudou shtatë minuta më vonë të barazoj rezultatin.
Pas kësaj, të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit sulmuan sërish, kishin disa mundësi, ndërsa rasti më I mirë ishte ai I Enis Bardhit, kur ky I fundit u orvat nga distanca me të majtën, por në vendin e duhur ishte portieri mysafir Maignan.
Me këtë barazim, Maqedonia mbetet edhe më tutje në lojë për dy pozitat e para të grupit 3, ku prinë Islanda me 11 pikë, një më shumë se Franca që është në vendin e dytë.
Maqedonia, pozicionohet e treta, me shtatë pikë dhe një ndeshje më pak se kundërshtarët e saj direkt. / Mustafa Ademi
